Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha menjëherë pas takimit që realizoi me Knut Fleckensteintha dhe europarlamentarin Eduard Kukan se PD kërkon një Reformë në Drejtësi që lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Basha ka shtuar se për këtë PD ka bërë edhe propozimet e veta të cilat tashmë janë duke u diskutuar në grupin parlamentar dhe se i janë dërguar edhe Komisionit të Venecias.
Ai shtoi se pas ndryshimeve synohet që të miratohet edhe paketa e ndryshimeve kushtetuese.
?Reforma aktuale nuk mbron por lufton korrupsionin, krimin e organizuar. PD ka bërë kritika e propozime. Kemi një propozim për zgjidhjen e detyrave të Venecias. Ne kemi bërë propozime dhe presim që përmes dialogut politik ti japim formë një Reformë në Drejtësi të miratohen e ti hapet rrugë paketës kushtetuese. PD kërkon reformë që të lultojë korrupsionin dhe krimin. Po diskutojmë si do zgjidhen cështjet politike? tha Basha.
Ai shtoi se përmes procesit të dialogut duhet të vijojë puna për miratimin e kësaj reforme, ndërkohë që problem në Shqipëri është zbatimi i ligjit.
?Përmes dialogut duhet të vijojmë miratimin e reformës. Problem i madh i Shqipërisë është zbatimi i ligjit. Përmes dialogut të përparojë reforma në Drejtësi? përfundoi ai.
Sipas Bashës, Shqipëria ka një ligj antimafia, por nuk zbatohet nga qeveria, e cila sipas tij ka lidhje me të. Madje Basha ka thënë se, kryeministri Edi Rama mbron Elvis Roshin pas kërcënimit, ndërsa ministri Tahiri mbron krimin e organizuar.
?Shqetësimi më i madh që ngrita sot është problemi i zbatimit të ligjit. Shqipëria ka një ligj anti-mafia që kërkon sekuestrimin e pasurive të krimit të organizuar. Kemi një ministër që jo vetëm nuk i sekuestron por merr në telefon mafien dhe iu thotë nuk e keni nga mua. Kemi një Elvis Rroshi që kërcënon dhe kryeministri hesht dhe aprovon? tha ai.