Nëse politika shqiptare nuk miraton Reformën në Drejtësi brenda qershorit, do të ketë pasoja të tmerrshme për integrimin e vendit në BE. Eshtë ky paralajmërimi që ka bërë raportuesi për PE-në në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein i cili i bën apel të gjitha palëve të gjejnë një kompromis të vendosin tani.
Në një intervistë për gazetaren Erjona Rusi, Fleckenstein tha qartë se ky është një shans unik për të miratuar reformën, në mënyrë që Komisioni Europian të propozojë në vjeshtë hapjen e negociatave për anëtarësim.