Pesë nxënës të shkollës 9-vjeçare ?7 Marsi? në Cërrik u dërguan me taksi në Tiranë nga mësuesja e tyre kujdestare të pashoqëruar nga prindërit. Duke pretenduar një rast dhune të ushtruar ndaj nxënësve të saj, nga një kolege, mësuesja Mjaftoni Ago i dërgoi nxënësit e saj në Tiranë në një televizion privat për të denoncuar dhunën.