Blushi: “Më kërcënoi Elvis Rroshi, fol o frikacak” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-19 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ben Blushi lexoi në Kuvend një mesazh, sipas tij kërcënues, që i kishte mbërritur një javë më parë nga Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi. Blushi, që ende zyrtarisht është pjesë e Partisë Socialiste, i kërkoi kryeministrit Edi Rama të sqaroje pozicionin e tij ndaj kreut të Bashkisë Kavajë. Blushi akuzoi se njerëz si Elvis Rroshi nuk i kap ligji, pasi kanë mbrojtjen e kreut të qeverisë. E ndërsa Blushi fliste, shefi i ekzekutivit nuk iu përgjigj. Disa fjalë Blushi ia hodhi kryeministrit edhe nga vendi ku u ul, pasi përfundoi fjalimin. Për të ç?tensionuar situatën, pas një ndërhyrjeje të deputetes Jozefina Topalli, kreu i Kuvendit deklaroi një pushim të shkurtër. Pikërisht gjatë këtyre minutave Taulant Balla dhe Ben Blushi shkëmbyen replika të ashpra. Ne një video amatore të siguruar nga Vizion Plus, të regjistruar me celular nga deputetë të opozitës, dëgjohen akuza mes dy deputetëve.