http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E enjtja nuk është me dita e miratimit te projektligjeve, por dita e përplasjes se dy rivaleve te vjetër: Sali Berisha dhe Edi Rama. Çështja e rrjetit ndërkombëtar te drogës dhe emri i Klement Balilit, ka qene çështja e pare per te cilen dy politikanet kane debatuar, te dy duke iu referuar ne mënyra te ndryshme Europolit. Çështja e dyte per te cilen jane përplasur Edi Rama e Sali Berisha, ka qene pajisja e përgjimit e vendosur ne qendër te debatit politik. Edhe protesta e kryebashkiakut Veliaj para Gjykates, ka qene pjese e debatit parlamentar. Dhe si zakonisht Edi Rama dhe Sali Berisha, nuk kane harruar refrenin e zakonshëm per reformën ne drejtësi. Reforma ne drejtësi ka hyre ne nje faze te re ku vullneti politik është vendimtar per te vendosur fatin e saj. - See more at: http://vizionplus.al/replika-te-forta-rama-berisha-ne-parlament/#sthash.1v8ijQCH.dpuf