Ukrainasit interes për Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-19 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria ka hapur zyrtarisht dyert e sezonit turistik këtë vit për të huajt. Charteri i parë me 80 turistë ukrainas, ka mbërritur pasditen e së enjtes në aeroportin e Rinasit. Heqja e vizave me vendet e Europës Veriore ka lehtësuar vizitorët nga Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia.Adela Karapici: Jo vetëm me chartera, por do të ketë një numër turistësh të konsiderueshëm edhe me kroçera në të gjitha portet e vendit. Ne jemi në mbështetje të promovimit të sektorit të turizmit dhe zhvillimit të këtij sektori, me një rritje sa më të lartë të mundshme të numrit të tyre.Shumica e turistëve pëlqejnë të vizitojnë bregdetin e jugut, por një pjesë vjen edhe për t?u njohur me historinë e Shqipërisë.Tatiana Bajraktari: Një pjesë do të shkojë për të pushuar në plazhet e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Ksamilit. Pjesa tjetër do të shëtisë gjithë Shqipërinë, një tur eksursionesh ku ata do të shikojnë rreth 70% të Shqipërisë për njëmbëdhjetë ditë që do të qëndrojnë këtu.Po përse është zgjedhur Shqipëria për të pushuar?- ?Duam të dimë më shumë për këtë vend sepse ne kemi dëgjuar për të, por nuk kemi qenë kurrë.?- ?Për mua është hera e parë që vij këtu, jam shumë e lumtur që vizitoj një shtet të ri për të njohur vendin dhe njerëzit e tij. Gjithashtu dëshira ime është të zbuloj një vend të ri pse jo të ftoj dhe njerëz të tjerë të vizitojnë vendin tuaj.?Deri në fund të shtatorit charterat do të fluturojnë çdo dy javë duke sjellë nga 160 turistë për çdo fluturim në pikun e sezonit nga qytetet Kiev, Kharvov dhe Lviv.- See more at: http://vizionplus.al/ukrainasit-interes-per-shqiperine/#sthash.WGPdBScV.dpuf