Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish prokurori i Krujës Haxhi Giu, do të vuajë 2.4 vite burg , ndërsa i arratisuri nga burgu i Trikallas ne greqi Ilir Kupa ka shpëtuar nga burgimi i përjetshëm dhe u dënua me 25 vite burg. Të dyja vendimet janë marrë këtë të enjte nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa Gjykata Administrative ka shtyre për në datën 26 maj vendimin per padinë për demshperblim të ish guvernatorit të bankës së shqipërisë Ardian Fullani
VENDIMI PER HAXHI GIUN
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar këtë të enjte me 3 vjet e 6 muaj burg ish-prokurorin Haxhi Giu, i akuzuar për korrupsion pasiv. Ish-prokurori i Krujës, përmes gjykimit të shkurtuar do të vuajë 2 vjet e 4 muaj. Ndërkohë, 2 vjet burg janë dhënë nga prokuroria për të pandehurin tjetër Aleks Shpori, i cili me të njëjtën formë gjykimi do të shlyejë 1 vit e 4 muaj. Ish prokuroria akuzohet per korrupsion pasiv. Prokuroria kishte kërkuar për të dënimin me 4 vite burg.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/2-4-vite-burg-per-haxhi-giu-dhe-25-per-ilir-kupen-shtyhet-vendimi-per-fullanin/