Report TV - Blushi: Roshi më kërcënoi, debati pa mikrofon Blushi-Balla

2016-05-19 0

Deputeti Taluant Balla dhe Ben Blushi kanë debatuar në seancë, pas deklaratës së Blushit për kërcënim.

Në këtë video shihet qartë toni i lartë i debateve, ku Balla i ka thënë Blushit se jeni bërë tre tashmë, Basha, Berisha e Blushi.

Ndërkohë që Blushi ka thënë se, partia socialiste ëhstë bërë parti halabakësh.

Ja debatet pa mikrofon

Taulant Balla: Blush dërgoje në prokurori atë që the në Parlament,mos fol këtu.

Ben Blushi: Unë nuk e dërgoj në prokurori, por e përbuz atë siç të përbuz ty dhe Kryeministrin

Taulant Balla: Je bërë tre, Basha, Berisha, Blushi. Ik ore se le nam.Të të vijë turp. Ke ardhur nga lista e partisë, shko e tako popullin njëherë.

Ben Blushi: Ju e keni kthyer partinë në parti halabakësh.

Taulant Balla: Kur u bë kjo parti halabakësh? U bë se nuk u bëre ti kryeministër, se të ishe bërë kryeministër nuk do të bëje kështu. E shihje shumë mirë sesi ishte kjo partia jote.

Ben Blushi: Hajde dil këtu e fol

Taulant Balla: Po do flas ore, do flas.Partinë duhet ta duash përherë.

Sali Berisha Edi Ramës: Dil këtu e thuaj të vërtetën.

Taualnt Balla: O Berishë, edhe për ty do të flas pasi ti e Blushi jeni njësoj.