Report TV - Krimet e Rënda dënojnë me 2.4 vite burg ish- prokurorin Haxhi Giu

2016-05-19 3

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 2.4 vite burg ish- prokurorin e Krujës Haxhi Giu dhe ish- kryeprokurori i dosjes ?Hajdari?. Giu akuzohej për "korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorit ose funksionareve të tjerë të drejtësisë", "Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorit ose funksionarëve të tjerë të drejtesisë".

Ndërkaq i pandehuri tjetër në këtë çështje, Aleks Shpori, u dënua me 1.4 vite burg për akuzën e korrupsionit aktiv si dhe të ushtrim i ndikimit të paligjshëm.

Vendimi i dënimit u dha këtë të enjte nga Gjykata, një muaj pasi organi i akuzës kishte kërkuar dënimin e tij me 4 vite burg. Ndaj tij, gjykata dha masën e dënimit me 3.4 vite burg, por në zbatim gjykimit të shkurtuar të vijuar ndaj tij, Giu përfitoi afërsisht një vit ulje dënimi duke shkuar në 2.4 vite burg.

Prokurori i çështjes, Genti Osmani i cili njëherazi është dhe Shefi i Njësisë Antikorrupsion pranë Krimeve të Rënda kishte kërkuar me 21 prill dënimin e Giut me 4 vite burg. Për Aleks Shpori ishte kërkuar dënimi me 2 vite burg si dhe sekuestron e parave të cilat iu bllokuan Giut në formë rryshfeti në momentin e ndalimit.

Giu u prangos pasi u hetua për ndërhyrje në dhënien e drejtësisë për procesin ku gjykohej vëllai i Aleks Shporit. Ai ishte i pandehur, për akuzën për kultivimit e trafikimit të narkotikëve.

Free Traffic Exchange