Asnjë përgjim nuk është kryer me pajisjen që Interforca ka sjellë në Shqipëri nga Italia për qëllime trajnimi. Është kjo përgjigja zyrtare e Policisë Italiane për Prokurorinë shqiptare vetëm pak ditë pas letrës që u depozitua në ambasadën italiane duke kërkuar informacion për pajisjen model ?IMCICATCHER? e pretenduar për përgjime të jashtëligjshme nga shërbimi informative shtetëror.
Nëpërmjet Ambasadës, Drejtori i Policisë italiane, Alesandro Pansa, i është përgjigjur hetuesve shqiptar ku shpjegon: ?Bazuar në marrëveshjen e firmosur në 2007 midis Shqipërisë dhe Italisë, më 11 mars të 2016 janë nisur në Tiranë dy operatorë të specializuar nga forcat e policisë italiane me detyrë zhvillim aktiviteti për trajnimin e policisë lokale. Personeli italian merr me vete, për aktivitet stërvitore të cituara, një autoveturë me në ekuipazh një aparaturë të quajtur ?IMSICATCHER?, modeli Vortex i prodhuar nga kompania Ercom, e instaluar në brendësi të makinës?.
Ky aset stërvitor shpjegon më tej drejtori Pansa, rezulton i konfiguruar në mënyrë të tillë që mos të ketë mundësi të zhvillojë asnjë aktivitet gjurmues, as trafiku zanor, as tekst mesazhe. Ky konfigurim, i cili nuk është i modifikueshëm nga operatori, nuk lejon as gjurmimin e trafikut të datave?.
Kjo përgjigje e mbërritur dy ditë më parë në Shqipëri dhe dërguar këtë të enjte në Prokurorinë e Tiranës hedh poshtë pretendimet e deri më tanishme jo vetëm të opozitës por dhe shërbimit informative shtetëror se pikërisht kjo pajisje e Interforcës ka kryer përgjime të jashtëligjshme.
Në këtë letër për herë të parë hidhet dritë mbi mënyrën e përdorimit dhe vendqëndrimit të pajisjes.
?Aparatura trajnuese ka qenë gjithmonë në zotërim të operatorëve italianë dhe e ruajtur, kur kjo nuk përfshihej në aktivitete formuese dhe trajnuese, në zyrën ndërlidhëse italiane në Shqipëri, në brendësi të Ambasadës Italiane në Tiranë?.
Me këtë pajisje rezulton të jenë trajnuar pesë oficer të policisë shqiptare në qytetin e Vlorës, Elbasanit dhe Tiranës.
Letër përgjigja e Drejtorit të Policisë italiane për Prokurorinë shqiptare mbyllet duke cituar nenin 8 të marrëveshjes ndërmjet dy shteteve nënshkruar në 2007 nga ish ministri Bujar Nishani sot President i vendit ku Interforca dhe pala italiane përjashtohen nga përgjegjësit penale dhe civile në lidhje me këtë hetim.