Dalin detaje të reja për skandalin e abuzimeve seksuale në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër. Një nga vajzat e abuzuara në këtë qendër ka pohuar përpara psikologut të Avokatit të Popullit se janë abuzuar seksualisht nga djali i ish drejtoreshës së kësaj qendre, Albana Llazani gjatë një ekskursioni.
Në rekomandimin e Avokatit të Popullit drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe prokurorit të Rrethit theksohet se gjatë një ekskursioni të organizuar në Velipojë dhe Razëm dy fëmijë të punonjëseve të kësaj qendre, të cilët duke qenë jashtë kontrollit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve dhe në raste të tjera djali i drejtoreshës me iniciale B.Ll ka ngacmuar seksualisht fëmijët e seksit femër me moshë më të vogël se ai.
Pas konstatimit të abuzimeve nga ana e Avokatit të Popullit prokuroria ka nisur edhe një procedim penal, ku nga ekzaminimi dhe ekspertimi gjinekologjik rezultoi se tre fëmijë të kësaj qendre, përkatësisht të moshës, 6, 8 dhe 11 vjeçe janë abuzuar seksualisht.
Më tej në raportin e Avokatit të Popullit janë renditur edhe rastet e dhunës sistematike që ushtroheshin ndaj fëmijëve nga punonjësit social dhe edukatoret. ?Nga edukatoret Rafaela Camaj dhe punonjës të tjerë , është ushtruar dhunë fizike duke i rrahur me shkop druri të këmbëve të karrigeve, fëmijët e mitur si S. A., etj.?- thuhet në këtë raport. Gjithashtu në këtë rekomandim raportohet edhe për sjellje diskriminuese ndaj fënijëve duke i detyruar për të kryer punë të ndryshme në qendër. ?Në Shtëpinë e Fëmijës Shkodër, personeli manifeston sjellje e qëndrime diskriminuese ndaj fëmijëve të komuniteteve rome apo egjyptiane, veprim ky i konfirmuar nga deklarimet e të miturit F.T. Nga edukatoret e Shtëpisë së Fëmijës në mënyrë flagrante janë lejuar fëmijët e mitur me moshë 10-12 vjeç të lajnë korridoret dhe banjat e Institucionet, veprim ky që bie ndesh dhe me pikë 3 të nenit 54 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë ?- citohet në raport.