Report TV - Ligji për koncensionet, shitja e aksioneve jo më pa OK e qeverisë

2016-05-19 2

Kompanitë koncesionare nuk do mund të shesin më aksionet pa miratimin paraprak të Qeverisë.

Ministria e Energjetikës ka përgatitur disa ndryshime në ligjin për kërkimin dhe prodhimin e hidrokarbureve, përmes të cilit rrit kontrollin e shtetit mbi koncesionet në këtë sektor.

Vetëm gjatë kohëve të fundit, dy koncesionarë të rëndësishëm në sektorin e hidrokarbureve transferuan aksionet pa u konsulutuar paraprakisht me autoritetet përkatëse.

Projektligji parashikon gjithashtu përfshirjen në Marrëveshjet Hidrokarbure të klauzolave të hapura dhe të pakufizuara në kohë, lidhur me detyrimet fiskale të kompanive koncesionare ndaj shtetit shqiptar e ndaj palëve.

Drafti kufizon trajtimin fiskal të koncesionarëve, nga 35 vite që është aktualisht, afërsisht sa kohëzgjatja e koncesionit në 10 vite. Ndryshimet përcaktojnë gjithashtu edhe një ndarje më të qartë të afateve kohore të kërkimit dhe të vlerësimit të një zbulimi, të cilat do jenë 7 vite kërkim dhe 3 vite vlerësim.