Bashkia zbulon aferat e gjyqtarëve - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-19 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur gjyqtaret e Apelit ishin ne dhomën e këshillimit per ndërtimet 17 kateshe tek diga e liqenit, Bashkia e Tiranës publikoi fakte te reja per aferat dhe blerjen e gjyqtareve qe po gjykojnë çështjen. Arbian Mazniku ka dhëne detaje per lidhjet financiare dhe familjare te tre gjyqtareve me ndërtuesit e kompleksit ne zonën e liqenit. Sipas Bashkisë, nje prej gjyqtareve te çështjes Arjan Qafa ka lidhur kontrate porosie me firmën ndërtuese ?Gener 2? per shtëpi dhe garazh. Po kaq flagrante janë lidhjet e gjyqtareve te tjerë me ndërtuesit. Referuar te dhënave te Inspektoratit te Larte te Kontrollit te Pasurive ne vitin 2014 gjyqtari Arjan Qafa është kallëzuar nga ILDKP ne Prokurori per fshehje te pasurisë prej 150 mije euro dhe deklarim te rreme. Nënkryetari Arber Mazniku ka cituar edhe gazetën ?Rilindja Demokratike? per aferat e gjyqtarit Qafa dhe ngritjen e tij ne detyre. Për referencë po lexoj një pjesë nga çfarë shkruante gazeta ?Rilindja Demokratike? për zotërinë Arjan Qafa dhe po e citoj shkrimin e RD-së - ?Një gjyqtar që ka liruar nga burgu, vrasësin të dënuar me 24 vjet, ndërsa pas lirimit nga burgu, ai ka vrarë pak ditë më parë edhe dy vëllezër?. Në këtë rast, vetëm mund të biem dakord me RD-në e dikurshme, citoj: Kur, si dhe pse është bërë ngritja në detyrë e këtij gjyqtari nuk do shumë zgjuarsi për t?u kuptuar. Bashkia e Tiranës deklaron se do te ndjeke çështjen ne te gjitha shkallet e gjyqësorit. Por pavarësisht se cili do te jete vendimi, Bashkia shprehet e vendosur per te mos lejuar ndërtimin. Ndërkohe seanca e pare per çështjen e pezullimit te ndërtimeve 17-kateshe do te zhvillohet ne 24 maj. - See more at: http://vizionplus.al/bashkia-zbulon-aferat-e-gjyqtareve/#sthash.7rSLHVNd.dpuf