Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi ka thënë sot në Parlament se Elvis Rroshi i ka dërguar atij mesazhe në telefon, duke e sharë dhe kërcënuar. Sipas Blushit, ky kërcënim është bërë pasi kryeministri Edi Rama po mbron kriminelët dhe e mban pushtetin me ta. Ai i ka bërë pyetje Ramës, duke i thënë që të dalë dhe të thotë se si e ka emrin Rroshi, Ervin apo Elvis. ?Meqë ka ardh sot kryetari i rilindjes, kam një pyetje direkte. Si ka mundësi që kryetari i Bashkisë së Kavajës, si ka mundësi që ka harruar se për çfarë është ndaluar në Gjermani. Tani do lexoj një mesazh që më ka ardhur: O Blush, jam Elvis Roshi, s?kam bo asnjë krim siç thatë ju. Shumë shpejt do dal për sqarim. Sa të kem qytetatin e Kavajës unë do jem këtu. Roshi më çoi mesazh duke më sharë e kërcënuar. Qëniet si Roshi janë të neveritshme. Rama po e mban pushtetin me kriminelë. Ke ngritur llumin në piedestal. Pse po i?a nxin faqen vendit. Si e ka emrin Roshi, Ervin apo Elvis?. Në të gjithë vendin ke vendosur njerëz me precedent penal, po terrorizojnë qytetet. Me këta njerëz që kur shkojnë në KQZ thonë: Jam dënuar, s?jam dënuar? ka thënë Blushi. Ora 13: 45 Balla: Kërcënimet e deputetit duhet denoncuar e hetuar Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka rteaguar ndaj deklaratës së bërë nga Blushi, për kërcënimin që i është bërë, ku ka thënë se çdo kërcënim i çdo deputeti të Parlamentit të Shqipërisë duhet denoncuar e hetuar. Ndërkohë, ai i ka tkyher përgjigjie edhe deputetes Jozefina Topalli, të cilës i ka thënë se, nëse do ishte kërcënuar kryedemokrati Lulzim Basha ajo nuk do të kishte folur fare. ?Kërcënimet e çfarëdolloj natyre, për çdo deputet të Parlamentit të Shqipërisë duhet të denoncohen. Përveç kësaj, këto denoncime duhet të hetohen. Nëse do ishte kërcënuar Basha e sigurt ishte që Jozefina Topalli s?do kishte folur fare? tha ai.