Report TV - Replika Bregu-Harito për skandalin seksual, kujtohet edhe Ylli Pango

2016-05-19 3

Nuk do të ksihte kuptin nëse nuk do hynte në "rendin e ditës " në Kuvend skandali seksual që tronditi qytetin e Dibrës dhe mbarë opinionin publik një javë më parë me në qendër të së cilit ishte ish kryebashkiaku Shukri Xhelilit tashmë i arrestuar.

Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka deklaruar se përtej hajgares me videoskandalin e Shukri Xhelilit, ajo që sot është shqetësim i madh është ushqimi që po i japim të rinjve për punësim dhe marrëdhëniet e punës në administratën publike.Pas saj ka replikuar ministrja e Inovacionit, Milena Harito e cila ka akuzuar opozitën për qëndrim me dy standarde.

Ja debati i deputeteve

Majlinda Bregu: Nuk po flas këtu për gjyshin e mrekullueshëm që si i themi në gjuhën popullore ia lyp një 20-vjeçarje, por se çfarë po ndodh sot me administratën.
Se si kryetari i Bashkisë, apo drejtori vendos për punën sikur të jetë bahçja e shtëpisë së vet. Sa raste të tjera kemi në administratën publike, ai Balili ishte administrator, po ajo drejtoresha e Arsimit në Lushnje, po ky tjetri që preu trafikndarësen për interesa të vetat dhe vdiqën dy fëmijë në aksident atje.

Bregu ka ironizuar edhe deklaratën e bashkëshortes së ish-kryebashkikaut të Dibrës dhe mbrojtjen që i bëri burrit të mrekullueshëm.

Harito: Nuk e kuptoj, pse për Pangon ishte përgjegjësi individuale dhe për këtë keni tjetër qëndrim.Madje, atë edhe e promovuat e vutë në krye të inovacionit dhe shkencës. I rëndësishëm është qëndrimi që mbahet.Si Pango e si ky derëziu i fundit janë të zgjedhur por përgjegjësinë e kanë individuale, ju keni mbetur me kohën e Enverit, te përgjegjësia e klasës, apo kolektive.

Harito tha se as Pango, e as derëziu i fundit nuk janë as të parët e as të fundit.