Naftëtarët e kompanisë ARMO kanë protestuar sot përpara Parlamentit, pasi prej 10 muajsh nuk kanë marrë pagat e tyre dhe në mungesë të një përgjigjie konkrete ata kanë protestuar, ndërkohë që Ministri i Industrisë e Eenergjisë Damian Gjiknuri ka thënë se qeveria po shikon mundësine e ristrukturimit të kompanisë.
Sipas tyre, qeveria u premtoi që 18 mijë tonë naftë të kompanisë që do shiteshin do të përdoreshin për dhënien e pagave të tyre.
Protestuesit kanë shtuar se, qeveria nuk e mbajti fjalën ndërkohë që akuzuan pronarët azerbaxhanas për largimin pa shlyer detyrimet.
Përveç kësaj, punëtorët e ARMOS kërkojnë rishtetëzimin e kompanisë si dhe kanë kërcënuar se në rast se nuk merren parasysh kërkesat, protesta do të përshkallëzohet.
Ndaj protestës së naftëtarëve ka reaguar edhe Ministri i Industrisë dhe Eenergjisë Damian Gjiknuri i cili ka thënë se, qeveria ka nisur negociatat me bankat, pasi ato janë borxhliet e kësaj kompanie, por rishtetëzim nuk mund të bëhet, pasi kjo do të sillte krizë bankare.
Sakaq, ai ka thënë se kërkesat e naftëtarëve ndaj qeverisë janë të kota, skaohë që kompania ka shpallur falimentin. Por ai ka theskuar se, po gjendet mundësi për ristrukturim, pasi çështja i takon sektorit privat.
?Po punojmë me bankat, pasi ato janë borxhlinj me këtë kompani. Është e kotë ti kërkosh qeverisë atë që la qeveria e kaluar. Rishtetëzimi nuk bëhet, pasi janë përfshirë shumë banka, kjo do sillte krizë bankare. Është e kotë kërkesa ndaj qeverisë. Po gjejmë mundësi për ristrukturim. Cështja i takon sektorit privat. Kompania private falimentoi? tha ai.