http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kriza politike ne Maqedoni ka shqetësuar ndërkombëtaret, qe vazhdojnë përpjekjet per te nxitur dialogun mes palëve. Nje dite pasi parlamenti ne nje seance te jashtëzakonshme vendosi te shtyje datën e zgjedhjeve, ne Shkup qëndrojnë zëvendës ndihmës sekretari amerikan per Europen dhe Azinë, Hojt Brian Yee dhe i dërguari gjerman Johannes Heindel. Yee është takuar me liderët politike ne vend, por nuk ka bere komente per bisedat me ta. Ndërkaq, Ambasada Gjermane njoftoi se Heindel takohet me përfaqësues te katër partive kryesore, me presidentin, kreun e parlamentit dhe me përfaqësues ndërkombëtare. Kjo eshte hera e dyte brenda nje jave qe diplomati gjerman rikthehet ne Shkup. Ndërkohe sipas mediave, pritet qe partia shqiptare BDI, qe kërkoi vlerësim nga Gjykata Kushtetuese per kushtetutshmërinë e shpërndarjes së parlamentit, te propozoje ne parlament ndryshimin e ligjit per faljen e politikaneve nen hetim, ne mënyre qe presidenti Ivanon te tërhiqet. Kreu i shtetit pavarësisht presioneve te ndërkombëtareve nuk ka pranuar deri tani ta shfuqizoje vendimin. Protestat ne kryeqytetin Shkup dhe qytete te tjera të Maqedonisë kanë vazhduar dhe protestuesit nuk do te ndalen derisa presidenti te ndryshoje qëndrim. - See more at: http://vizionplus.al/diplomacia-ne-levizje-per-maqedonine/#sthash.lYnFr79P.dpuf