Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ikona e këtij Skënderbeu thotë mjaft. Bledi Shkëmbi ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga futbolli me fanellën e skuadrës kampione të Shqipërisë. Vendimi erdhi pas një sezoni ku hapësirat nuk ishin të shumta për të, megjithatë si një kapiten i vërtetë Shkëmbi anjëherë nuk polemizoi, duek e pranuar stolin dhe pse e kishte të vështirë.
36 vjeçari kishte mundësinë edhe ta vijonte karrierën diku tjetër por nuk pranoi të tradhtonte ngjyrat e qytetit të tij. I lindur dhe i rritur në Korçë, pasi shtegtoi edhe në klube të tjera jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë, u rikthye përfundimisht tek bardhekuqtë për ti udhëhequr drejt historisë. Shkëmbi u shndërrua në njeriun kopertinë të kësaj skuadre që në çastin kur jug-lindorët u rikthyen tek titulli pas 78 vitesh, dhe nga ai moment nuk u ndal më.
Një pjesë e mirë e lojtarëve ndryshuan skuadër duek preferuar kampionate më të forta, por Shkëmbi qëndroi dhe sëbashku me Shehin dhe Arapin nuk iu shkëputën Skënderbeut duke siguruar 6 tituj kampion rradhazi. Askush më parë nuk ka bërë kaq shumë për Korçën sa kapiteni, me gjithë respektin për ikonat e këtij sporti në qytetin jug-lindor dhe sot më shumë se kurrë merr vlerë porpozimi që stadiumit të qytetit ti vendoset emri Bledi Shkëmbi.
Për më shumë lexoni në:http://sport.oranews.tv/bledi-shkembi-i-thote-lamtumire-futbollit/