Kampion shpallet më i forti, dhe më i forti ishte Skënderbeu

2016-05-19 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Katër tituj kampion me Skënderbeun, 5 në karrierë, Mirel Josa është në mënyrë të pakontenstueshme një ndër trajnerët me më shumë cilësi në kampionatin shqiptar.
Aftësitë e tij i tregoi edhe përgjatë këij sezoni ku e udhëhoqi edhe një herë skuadrën korçare drejt triumfit. Pas ndeshjes ndaj Flamurtarit që i dhuroi suksesin bardhekuqve, tekniku tiranas u shpreh mjaft i lumtur për këtë arritje unikale të Skënderbeut, 6 herë rradhazi kampion.
Tekniku 52 vjeçar vlerësoi edhe rivalët e Partizanit , por theksoi se kampion shpallet më i forti dhe në këtë rast më i forti ishte Skënderbeu.
Në fund Josa u ndal edhe tek e ardhmja e tij duke deklaruar se kontrata aktuale përfundon në qershor dhe se do të vendosë të rinovojë vetëm nëse bie dakord me projektin e ri të drejuesëve.
Mirel Josa mori në duar stolin e Skënderbeut në vitin 2012 dhe që nga ai moment ka njohur vetëm suksese në kampionat dhe e ka dërguar këtë skuadër në raundin e Playoffit në Ligën e Kampinonëve dhe në fazën e grupeve të Europa Leagues.

Për më shumë lexoni në:http://sport.oranews.tv/kampion-shpallet-me-i-forti-dhe-me-i-forti-ishte-skenderbeu/

Free Traffic Exchange