Në skandalin e jetimores të implikuar dhe familjarë të njërës prej të ndaluarave

2016-05-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lidhur me skandalin në jetimoren e Shkodrës, Avokati i Popullit Igli Totozani në një Intervistë për Ora News thotë se bëhet fjalë për një çështje komplekse.
Janë dërguar 2 grupe ekspertësh penalistë dhe psikologë të cilët pasi kanë përpiluar dosjen ia kanë dërguar prokurorisë rekomandim për fillimin e ndjekjes penale për ?shpërdorimin e detyrës? për dy punonjës të kësaj qendre.
Ka qenë prokuroria e cila më pas me hetimet e saj më të zgjeruara ka bërë që hetimet të zgjerohen më pas në 5 persona
?Bëhet fjalë për një hetim dy javor intensiv i prokurorisë. Vërtet është rasti për ta falenderuar përzemërisht për punën profesionale? tha ai
Sipas Avokatit të Popullit janë disa fëmijë që janë keqtrajtuar.
Igli Totozani:? Rezultati i monitorimit tonë ka mbetur tek ngacmimet seksuale, ndërsa prokuroria përmes hetimit të saj dhe ekspertëve mjeko ligjor ka arritur të konstatojë që ngjarjet janë edhe më të rënda se i kemi ngjetur ne. Bëhet fjalë për disa fjalë, nuk mund të them një numër, por janë më shumë se dy që janë keqtrajtuar dhe janë detyruar të punojnë në atë qendër . Gjithashtu ka implikim të familjarëve, të fëmijëve të njërës prej personave të cilët janë në ndjekje tashmë nga prokuroria. Ngjarja është komplekse.?

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/ne-skandalin-e-jetimores-te-implikuar-dhe-familjare-te-njeres-prej-te-ndaluarave/

Free Traffic Exchange