Bashkia e Tiranës ndryshon disa nga taksat dhe tarifat në kryeqytet. Është përcaktuar taksa e re për kryerjen e punimeve, e cila do të jetë 10 lekë/m2 si dhe është vendosur tarifa që do paguhet për regjistrimin e fëmijëve në kopshte. Në projektvendimin që ka siguruar ?Shqiptarja.com? është përcaktuar edhe mënyra se si do paguhet taksa për legalizimin e banesave. Gjithashtu bashkia ka vendosur se cilat do të jenë kategoritë që nuk do të paguajnë taksën për infrastrukturën arsimore prej 4 mijë lekë si dhe ata që nuk do paguajnë tarifën e pastrimit, ku përfshihen pensionistët dhe disa kategori të tjera në nevojë. Këto projektvendime pritet të miratohen në mbledhjen e Këshillit Bashkiak e cila do zhvillohet në datën 23 maj.
Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore
Kategoritë e përjashtuara nga pagesa e taksës së përkohshme e infrastrukturës arsimore, ku përfshihen pensionistët, veteranët, invalidët e punës e luftës, përfituesit e ndihmës ekonomike, të verbrit dhe të sëmurët tetraplegjik e paraplegjik, për të mundësuar këtë përjashtim, duhet të dorëzojmë pranë zyrave të Njësive Administrative të Bashkisë së Tiranës, dëshminë e gjendjes së tyre