Transparenca parlamentare, Meta: Administrata e Kuvendit larg ndikimeve politike- Ora News

2016-05-18 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përfshirja e qytetarëve në vendimarrjen e parlamentit, në vlerësimin e kryeparlamentarit Ilir Meta, rrit besimin e ndërsjelltë mes politikës dhe zgjedhësve, duke përmirësuar punën e deputetëve. Gjatë prezantimit të raportit për vitin 2015, mbi pjesëmarrjen e publikut në vendimarrjen e Kuvendit, Meta, tha se edhe pse mbetet ende punë për të bërë, Kuvendi do të jetë gjithnjë e më transparent, me një administratë të përgjegjshme larg ndikimeve politike apo partiake.
Parlamenti i Shqipërisë ka prezantuar raportin për vitin 2015, mbi pjesëmarrjen e publikut në vendimarrjen e Kuvendit. Në tryezën konsultative të oraganziuar për këtë çështje, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, tha se rritja e besimit të ndërsjelltë mes të zgjedhurve dhe zgjedhësve, nuk mund të realizohen pa rritur transparencën dhe llogaridhënien.
dua t?ju siguroj se ne do të jemi të hapur që ky institucion të jetë gjithnjë e më përfshirës. Gjithnjë e më transparent, me një administratë të përgjegjshme, profesionale dhe efektive, që i përgjigjet në kohë nevojave të publikut, larg ndikimeve politike apo partiake.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/transparenca-parlamentare-meta-administrata-e-kuvendit-larg-ndikimeve-politike/