Krimet e Rënda vendosin “arrest me burg” për Shukri Xhelilin- Ora News

2016-05-18 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy ditë pas arrestimit ish kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili është dërguar nga drejtoria e policisë së Tiranës në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku iu komunikua masa e sigurisë ?arrest me burg?.
Seanca u zhvillua me dyer te mbyllura por mësohet se Xhelili dhe avokati i tij kane pretenduar se nuk është konsumuar vepra penale e korrupsionit siç akuzohet nga prokuroria.
Avokati Ferbndinand Doja, i cili ka marrë përsipër mbrojtjen ligjore për ish-kryebashkiakun, tha gjithashtu se do t?i sugjeronte klientit të tij t?i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të apeluar vendimin e shkarkimit nga detyra.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/krimet-e-renda-vendosin-arrest-me-burg-per-shukri-xhelilin/