Report TV - Llalla: Prokuroria po heton për të vërtetën e përgjuesit

2016-05-18 7

Kryeprokuriori Adriatik Llalla u shpreh sot gjatë raportimit në komisionin e Sigurisë, se ka nisur një hetim për pajisjen e përgjimit.

"Prokuroria në bazë të informacionit, hetim që ka nisur me indicie se në territorin e Shqipërisë janë futur pajisje gjurmuese apo përgjuese, nën hijen e dyshimit i them të gjitha këto, sepse jemi në fazën e hetimit. Rasti për të cilin diskutohet, hetimi ka nisur pas informacioneve të SHISH­-it, si edhe në bazë të dhënave mediatike dhe të dhënave të tjera. Hetimi me rastin ka vetëm 5 ditë që ka filluar. Ne kemi kryer kërkime të rëndësishme hetimore", tha Llalla.

Kryeprokurori theksoi se pranë organit të akuzë është ngritur një grup i posaçëm për këtë çështje. "Prokuroria është angazhuar dhe ka ngritur një grup të posaçëm pune për të përfunduar në një kohë të shkurtër hetimet. Lidhur me përgjimet e viteve ?90-­të hetimet nuk janë përfunduar".

Llalla theksoi gjithashtu se nëse Prokuroria do të ketë pengesa në punën e saj, do të ngrihet procedim penal.

"Dua të theksoj se Kodi Penal parashikon edhe veprën penale të moszbulimit të së vërtetës. Nëse Prokuroria do të ketë pengesa nga qeveria apo zyrtarë mund të hapë procedim penal", tha Llalla.

Ai theksoi gjithashtu se wshtw informuar gojarisht nga kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika. "Është diskutuar si çështje si informacion gojor i kreut të SHISH dhe mediave. Në rastin konkret bëhet fjalë për një çështje me rëndësi të madhe pasi cenohen interesat kombëtare", shtoi Llalla.