Report TV - Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhi, 4 mln € bashkive fituese

2016-05-18 2

11 projekte vendore do të financohen nga fondi prej 4 milionë eursoh nga Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit, IADSA. Në ceremoninë e mbajtur për këtë rast kanë marrë pjesë Ministri Arben Ahmetaj, Ambasadori I Italisë në Shqipëri Alberto Cutillo dhe kryetarët e Bashkive që kanë aplikuar për financimin e projekteve. Në fjalën e tij.

Ministri Ahmetaj u shpreh se ?ky program është një nga shembujt më konkret se si vullneti i mirë i dy qeverive mund të reflektohet në ndryshime reale, të prekshme dhe me impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve?.

"Me anë të këtij programi realizohet financimi dhe zbatimi i projekteve fokusuara në shëndet publik, arsim, financim të shtresave në nevojë, krijimi i vendeve të reja të punës dhe forcim i komunitetit rural"-tha Ahmetaj

Interesi për aplikimin në Programin IADSA ka qenë i lartë, 57 projekt propozime kanë ardhur nga ana e Bashkive. Shtrirja gjeografike e projekteve prek pak a shume gjithë vendin dhe ndërhyn në sektorë me një prioritet të lartë për secilën nga bashkitë e financuara.