Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kineasti shqiptar, aktivisti i të drejtave të njeriut, rektorit dhe themeluesi i Akademisë së Filmit dhe Multimedias, MARUBI, Kujtim Çashku është nderuar me titullin e lartë ?Doktor of Letters Honoris Causa? në Nju Jork. Ky titull i Kujtim Çashkut iu dorëzua gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të Universitetit Utica College ku të pranishëm ishin rreth 5 mijë persona.
Presidenti i Utica College, Todd Hutton,vlerësoi Kujtim Çashkun për karrierën dhe personalitetin e tij.
Ai e cilësoi drejtorin e festivalit për të drejtat e njeriut në Shqipëri si një personalitet i njohur ndërkombëtarisht, duke u ndalur në faktin se është një regjisor i njohur dhe aktivist i të drejtave të njeriut që ka marrë disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare për kontributin e tij.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/kujtim-cashku-cmim-ne-nju-jork-doktor-of-letters-honoris-causa/