Report TV - Basha: PD, draft për reformën në drejtësi, shpresoj te dialogu

2016-05-18 0

Partia Demokratike do të ketë një draft të saj me amendamente kushtetuese për reformën në drejtësi. Sipas kryetarit demokrat, propozimet e opozitës janë në përputhje me rekomandimet e Venecias. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Basha tha se kjo është një lëvizje për t'i dhënë zgjidhje politike çështjes.

"Opozita edhe kësaj radhe po tregon se ka seriozitetin për të ecur përpara me reformën. I takonte mazhorancës t'i hidhte këto hapa, por s'e bënë. Shpresoj që dialogu politik nuk do të vonojë. Duhet të kemi një sistem që i shërben qytetarëve dhe jo politikës", u shpreh Basha.

Ai tha se grupi i PD ka hartuar një amendament për draftin e reformës parlamentare, parlamentarët e opozitës kanë kohë deri javën e ardhme që të diskutojnë.

"Ky draft jep zgjidhje të plotë racionale për çështjet e pazgjidhura nga mungesa e dialogut politik. Jemi shprehur qartë për krijimin e strukturave të posaçme antikorrupsion, si BKH etj, për pjesën e sistemit ku palët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët ne kemi një draft të konsoliduar të prezantuar që do përbëjë edhe bazën e negociatave tona me PS dhe LSI?, tha kreu demokrat.

Sipas tij, reforma në drejtësi duhet tu shërbejë qytetarëve qytetarëve. ?Ekspertët tanë meritojnë dhe sot kanë përgëzimin tonë maksimal. Po shkojmë me një draft për atë që na kërkohet nga ndërkombëtarët. Arkitektura e sistemit duhet dhe mund të ndryshojë për t?ju shërbyer qytetarëve. Nëse duam t?i gjejmë vend punë Sokol Sadushit, Gent Ibrahimit, Fatmir Xhafës, apo Enkelejd Alibeajt, hajde bëjmë një reformë në drejtësi që tu gjejmë punë disave me rrogë 6 milionë në muaj, por kjo nuk është reformë në drejtësi. Këto propozime sot kanë marrë formë të plotë dhe i ka grupi parlamentar. Ne respektojmë standardet europiane, dhe shpresojmë që edhe pala tjetër të jetë dakord. Jemi në fazën e diskutimit të brendshëm, dhe pas diskutimit të grupit parlamentar do të hedhim hapin tjetër?, vijoi Basha.

Duke komentuar debatin e përgjimeve, Basha tha se nuk ka për tu zbardhur ky skandal, sa kohë që personat e implikuar, Saimir Tahiri dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit janë ende në detyrë. "Njësoj si para 40 viteve kur teknologjia ishte më e prapambetur që çoi në dorëheqjen e një Presidenti, skandali do të zbardhet deri në fund dhe personat do të mbajnë përgjegjësi për shkeljet e ligjit".