Tahiri: S’ka asnjë pajisje përgjimi - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-18 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, mohoi kategorikisht qe policia te ketë pajisje përgjimi e aq e pak që të ketë kryer përgjime të paligjshme. Para deputeteve te Komisionit te Sigurisë, Tahiri sqaroi se behet fjalë vetëm për një pajisje trajnuese që disponohet nga misioni policor Italian në Shqipëri, Interforce. Tahiri tha se sipas marrëveshjes me homologët italianë për trajnimet, të gjitha veprimet janë kryer konform ligjeve, por ai theksoi se kjo çështje do të zbardhet plotësisht nga Prokuroria. Ministri beri të qartë se në asnjë rast, policia nuk ka penguar hetimin e Prokurorisë, Më herët, edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako, tha se policia e shtetit, nuk ka asnjë pajisje përgjimi, por vetëm gjurmimi. Edhe burime të Vizion Plus në Prokurori, bëjnë të ditur se pajisja në fjalë shërben vetëm për gjurmimin e personave të ndryshëm, përmes numrave të telefonit që ata disponojnë. Ajo është përdorur edhe në shumë raste të tjera vite më parë ne bashkëpunim me Interforce, në lokalizimin e të shpallurve në kërkim. Kjo pajisje sipas të njëjtave burime, gjurmon dhe zbulon bartësin e numrit te telefonit me një marzha gabimi 1.5 deri ne 2 metra. - See more at: http://vizionplus.al/tahiri-ska-asnje-pajisje-pergjimi/#sthash.yzW3HtNp.dpuf

Free Traffic Exchange