Haki Çako: Policia e Shtetit nuk ka dhe nuk ka pasur pajisje të përgjimit telefonik

2016-05-18 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtori i Policisë së Shtetit seancë dëgjimore në komisionin e Sigurisë. Zoti Haki Çako përsëriti disa herë se policia e shtetit nuk ka pasur asnjëhere pajisje të përgjimit telefonik.
Lidhur me pajisjen e përgjimit Çako tha se kishte vënë në dispozicion të procedimit penal të Prokurorisë së Tiranës të gjithë burimet njerëzore por dhe dokumentacionin e nevojshëm.
Haki Çako: Në emër të Drejtorit të policisë së Shtetit deklaron me përgjegjësinë time që policia e shtetit në të gjithë aktivitetin e saj ka kryer vetëm detyrat në përputhje të plotë me gjithë legjislacionin e parashikuar nga Kuvendi. Ludhur me çështjen që jam thirrur jam më se i qartë se policia gjatë gjithë veprimtarisë nuk ka pasur, nuk dhe nuk mund të ketë paisje përgjimi. Nuk ka kryer dhe nuk kryen përgjim të telekomunikimit. Për këtë jam më se i sigurt.
Ka nisur procedim penal për të cilën jam në dijeni dhe në zbatim të ligjit kam vënë në dispozicion burimet njerëzore. Në dispozicion të procedimit penal nga prokuroria e rrethit Tiranë
Policia nuk ka pasur dhe nuk ka pajisje gjurmues dhe për askënd nuk ka kryer gjurmim telefonik.
Noka: Nuk mund të bëni një përshkrim më të hollësishëm rreth skandalit.
Çako: Jam i hapur të përgjigjem për gjithçka më lejon ligji në përputhje të plotë me kodin e procedurës penale që sqaron dhe saktëson se nëse ka filluar një procedim penal gjithçka e publikuar duhet të jetë në përputhje të plotë me ligjin për hetimin pasi çdo deklarim në mënyrë publike apo personale cënon rëndë dhe është aspekt i parashikuar në ligj si shkelje e hetimit.

Noka: A ekziston në dijeninë tuaj një paisje e tillë përgjimi apo lokalizimi e futur në territorin e Shqipërisë dhe a keni dijeni në pronësi të kujt është nëse ekziston?
A keni dijeni kush e ka sjellë, në çfarë rrugësh ka hyrë, ku ka hyrë dhe a është zbatuar ligji dhe procedura ligjore për futjen dhe administrimin e kësaj paisje që në rast se është, e posedojnë
Çako: Prej disa ditësh në lidhje me këtë fakt ka filluar një procedim penal për të cilin jam vënë në dijeni dhe në kontakt dhe zbatim të ligjit kam vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e nevojshme të burimeve njerëzore dhe dokumentare të policisë së shtetit. Çdo element që kërkon zbardhjen apo trajtimin lidhur me çështjen e konsideroj si çështje që do duhet t?ua japë hetimi dhe Prokuroria. Jam i hapur për ti shërbyer hetimit që do jetë ai që do konkludojë për të gjithë aspektet për veprimet eligjshme dhe të paligjshme të policisë apo kujdo qoftë. Kategorik jam që policia e shtetit nuk ka pasur dhe nuk ka pajisje gjurmuese dhe nuk ka organizuar asnjëherë gjurmim telekomunikacioni për askënd

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/haki-cako-policia-e-shtetit-nuk-ka-dhe-nuk-ka-pasur-pajisje-te-pergjimit-telefonik/