Report TV - 17-katëshi, bie kërkesa e Veliajt për ndryshimin e gjyqtarëve

2016-05-18 12

Gjykata Apelit Administrative rrëzon kërkesën e Bashkisë së Tiranës për përjashtimin e gjyqtares Enkeleda Metalia Softa nga trupa gjykuese e cila ditën e enjte do të shqyrtojë në themel padinë për pezullimin e ndërtimit tek diga e liqenit.

Vendimi u morë këtë të mërkurë nga relatori Bari Shyti dhe anëtarët Lindita Sinana e Artur Malaj.

Rrëzimi i kërkesës së kreut të Bashkisë Tiranë për përjashtimin e gjyqtares nuk ishte i vetmi pasi të njëjtën fat patën dhe kërkesat e avokaturës së shtetit dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojties së Territorit.

Nesër pritet që në apelin administrative të nis shqyrtimi në themel i padisë për pezullimin e punimeve të 17-katëshit nën digën e liqenit nga kompania ?Gener 2? por ajo çka mbetet e paqartë është se cili gjyqtar do të zëvendësojë Alkelina Gazideden e vetëpërjashtuar një javë më parë.

Siç dhe shihni në këtë faksimile më 11 Maj kryebashkiaku Veliaj depozitoi në apelin administrative kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Metalia.

Sipas padisë së Bashkisë kjo kërkesë ishte bazuar në konfliktin e interesit që kjo gjyqtare kishte me gjykimin e këtij procesi për faktin se i afërmi i saj ishte në bashkëpronësi me pronarin e kompanisë ?Gener 2?.

Lidhja farefisnore e gjyqtares Enekleida Metaliaj me Artur Metaliajn i cili rezulton në lidhje biznesi dhe ortak i Bashkim Ulajt pronar i ?Gener 2? përbënte konfliktin e interesit.

Por këto argumenta u rrëzuan këtë të mërkurë dhe pritet se si do të veprohet në gjykimin e themelit të enjten ku palët do të paraqesin argumentet e tyre.