Report TV - Lëndët narkotike në Lezhë, policia: Të monitorohet vija bregdetare

2016-05-18 0

Qarku i Lezhës nuk është vetëm një zonë ku kultivohet bimë narkotike, por mund të shfrytëzohet nga elementët kriminal për transportimin e saj edhe përmes detit.

Për të evituar këtë fenomen, policia e Lezhës ka kërkuar monitorin të vazhdueshëm të vijës bregdetare me qëllim parandalimin e transportit të drogës përmes ujrave vijës bregdetare.

Nga ana tjetër, ato kanë kërkuar edhe bashkëpunimin e pushtetit vendor dhe banorëve, për të informuar në çdo rast për vendet që kanë informacione që kultivohet lëndë narkotike.

Ndaj këtij fenomeni,që kryesisht është konstatuar në zonat e thella malore, në një tryezë të përbashkët mes Njesisë Administrative, policisë së shtetit dhe asaj kufitare si dhe kryetarë të fshatrave të kësaj zone kanë diskutuar mbi identifikimin e parcelave, asgjësimin e tyre dhe kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve.

Kreu i Njesisë Administrative të Shëngjinit Tonin Uldedaj është shprehur se të gjithë aktoret e përfshirë në luftën kundër narkotikëve, duhet të marrin përgjëgjësinë ligjore për ti bërë ballë këtij fenomeni mjaft shqetësues.