Përgjimet - Çuko: Nishani patericë e opozitës, Llalla s’duhet thirrur në Komisionin e Sigurisë

2016-05-18 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Arben Çuko, si përfaqësues i mazhorancës i ka kthyer përgjigje deklaratave të Presidentit Bujar Nishani se Qeveria po pengon hetimet për ekzistencën e një pajisje përgjimi në duart e Policisë së Shtetit.
Çuko: Që në fillimet e veta në krye të shtetit tregoi që është thjesht një bisht apo patericë e opozitës së sotme.
Dhe për të forcuar qëndrimin se çështja e përgjimeve është ?bosh?, Çuko shtroi pyetjen ?
Çuko: Unë habitem, Presidenti i Republikës duhet të kishte thirrur sa mori sinjalet për këtë gjëmë të madhe që i ka ndodhur shtetit shqiptar, mund të kishte thirrur menjëherë Ministrin e Brendshëm në zyrë dhe ti kërkonte sqarime.
Si anëtar i Komisionit të Sigurisë, ai tha se thirrja e kryeprokurorit Llalla në seancë dëgjimore cënon hetimin.
Çuko: Për asnjë arsye kur ka çështje në hetim nuk mund të thirret Prokurori, për çështje konkrete në hetim.
Ndërsa në pozitat e ligjvvënësit të majtë, për Çukon nuk ka asnjë dyshim se çështja e përgjimit është përpjekja e radhës e opozitës për t?i shpëtuar reformës në drejtësi.
Çuko: Kjo çështje është në rradhën e atyre fijeve të barit në të cilat përpiqet, është përpjekur dhe po përpiqet të kapet opozita për të shpëtuar nga mbytja. Mbytja e opozitës në këtë rast është vota JO për reformën në drejtësi.
Takimin kokë më kokë mes Bashës e Majkos e konsideron lajm të mirë, por për zërat që e shohin deputetin socialist President, Çuko thotë se është ende herët.
Çuko: Lajm i mirë është. Do të presim (për Majkon), koha do ta sqarojë.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/cuko-nishani-paterice-e-opozites-llalla-sduhet-thirrur-ne-komisionin-e-sigurise/

Free Traffic Exchange