Sejko takim me ambasadorët: Shqipëria trend pozitiv në rritjen ekonomike- Ora News

2016-05-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas vizitave në selitë e tre partive politike, të ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin vjen një tjetër vizitë e pazakontë por kësaj here e një numri më të madh ambasadorësh në selinë e Bankës së Shqipërisë.
Ambasadorja e BE Romana Vlahutin nuk shoqërohej në këtë vizitë nga Donald Lu por zëvëndësi i tij, David Muniz, ndërsa të pranishëm kanë qënë edhe ambasadori i Francës, Italisë, Britanisë, Gjermanisë, Holandës etj si përfaqësuesit rezidentë të institucioneve ndërkombëtare financiare si FMN dhe Banka Botërore.
Në njoftimin e bankës së Shqipërisë theksohet se ?Ky takim është pjesë e angazhimit të BSH-së për të zhvilluar një komunikim produktiv e konsultativ me grupe të ndryshme interesi, të cilët mund të luajnë një rol pozitiv në të mirë të sistemit financiar në veçanti e ekonomisë shqiptare në tërësi.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/sejko-takim-me-ambasadoret-shqiperia-trend-pozitiv-ne-rritjen-ekonomike/

Free Traffic Exchange