Nis ndërtimi i gazsjellësit TAP - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-17 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Projekti më i madh energjetik për Europën ne dekadën e fundit, Trans Adriatic Pipeline, ka nisur zyrtarisht ndërtimin. Në një ceremoni madhështore në Selanik, krerë të Azerbajxhanit, Greqisë, Shqipërisë, Italisë, Turqisë, Zvicrës dhe drejtues të projektit inauguruan fillimin e punimeve.Ian Bradshaw: Vepro shpejt dhe mendo ngadale, keshtu thote nje proverb i vjetër grek. Ka shume vite qe e menduam projektin TAP dhe do ta përfundojmë sa me shpejt.Vendi i cili do të mbajë pjesën më të madhe të tubave që do të çojnë gazin drejt Europës është Greqia, të cilës i duhet që të ndërtojë 550 km. Kryeministri Aleksis Tsipras tha në fjalën e tij se ky projekt do ta shndërrojë vendin e tij në një superfuqi energjike dhe do ti japë një pozicion më të mirë në Eurogrup.Aleksis Tsipras: Përfitimet qe do te ketë Greqia nga TAP do ta shndërrojnë ate ne nje superfuqi energjetike dhe do te ndihmojnë çështjet e borxhet te Greqisë me eurogrupin. Ju përgëzoj per punën dhe përkushtimin.Zv/kryeministri i Shqipërisë Niko Peleshi, tha se Shqipëria ka marrë të gjitha masat që ky projekt të përfundojë në kohë. Vendi ynë ka dhe pjesën më të vështirë të ndërtimit të gazsjellësit, pasi arrin në lartësinë1800 metra mbi nivelin e detit.Niko Peleshi: Shqipëria do të ketë përfitime të shumta ekonomike nga TAP dhe ne do të bëjmë atë që nevojitet që projekti të mos hasë asnjë vështirësi. Rrugët dhe urat ndihmëse janë drejt përfundimit.Ky projekt do të bëjë Europën më pak varur nga gazi rus, ndërsa do të sjellë përfitime gjigande për të gjitha vendet ku do të kalojë.Sasia e gazit që do të marrë Shqipëria mjafton për furnizimin e 7 milion familjeve, në një kohë që një pjesë e tij do të shpërndahet edhe në rrjetin rajonal të Ballkanit. TAP do të përfundojë në 2020 ndërsa aksionerët e tij janë shprehur të gatshëm për të financuar çdo gjë për të bërë një vepër sa më të dobishme.53 mijë tuba do të kalojnë nga fushat e Shah Denizit në Azerbajxhan, për të bërë daljen e gazit në Itali. Pesha e tubave të çelikut shkon sa ndërtimi i 72 kullave Eifel.- See more at: http://vizionplus.al/nis-ndertimi-i-gazsjellesit-tap/#sthash.sAsDjE6Z.dpuf