Një incident është shënuar sot në Teatrin Skampa të Elbasanit, ku po luhej shfaqja ?Ata hynë pa trokitur", nën regjinë e Armand Borës dhe aktorëve protagonist, Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani.
I pranishëm në momentin e tensioneve në sallë ka qenë edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Floran Raunig.
E gjithë shfaqja ishte një skenë e asaj çfarë kanë përjetuar shumë familje shqiptare në diktaturë. Dy aktorët kanë përcjellë me mjaft emocion në sallë aq sa në fund ka pasur edhe reagime duke akuzuar se përndjekja ndaj ish të përndjekurve vazhdon edhe sot.
Disa prej të pranishmëve në shfaqja janë ngritur në këmbë dhe me tone të larta zëri kanë theksuar se përndjekja ndaj tyre nuk është ndalur edhe në ditët e sotme. Lidhur me këtë situatë ambasadori i OSBE tha se ky ishte një qëllim i kësaj shfaqje që njerëzit të fillojnë të diskutojnë për të kaluarën madje dhe të kundështojnë. Lidhur me mesazhin e kësaj shfaqje, ambasadori i OSBE-së, Floran Raunig theksoi se qëllimi i kësaj pjese është që shqiptarët të fillojnë të diskutojnë për të kaluarën.
?Kemi ardhur në Elbasan për një shfaqje të veçantë në teatër. Është në kuadër të iniciativës së OSBE të mbështetur nga ambasada gjermane Le të flasim për të kaluarën. ne kemi bërë një iniciativë që shqiptarët të mund të flasin, të diskutojnë, të kundërshtojnë. OSBE jep mbështetjen por nuk e diskuton, kjo është pjesë e popullit shqiptar. Ne po japim të gjithë mbështetjen për iniciativat shqiptare që po ndjehen. Edhe përmes artit është një mënyrë për të diskutuar, por edhe për të kundërshtuar ishte një sukses i madh në teatrin e bukur të skampës?, deklaroi ambasadori Raunig.