Report TV - Ja batutat e Ramës, thumbon LSI

2016-05-17 0

Kryeministri Edi Rama teksa ka shpërndarë sot certifikatat e pronësisë për tokat bujqësore ne Bradashesh, ka bërë disa batuta me qytetarët, ku ka thënë se Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon ta mbajë mirë me të gjithë.

Kjo batutë është bërë kur ai i ka dhënë certifikatën një fermeri të zonës, që sipas Ramës ishte një simpatizant i LSI-së.

Rama: Hajde se më duket qenke me LSI-në. Më qetë merre eee?.Hajde Minser hajde. Po pse u skuqe? Tashi nga kush e do certifikatën? Shif njëherë këtu?

Qytetari: Ku të dojë dëshira jote?

Rama: Ku të dojë dëshira ime? Se kështu e keni ju e mbani mirë me të gjithë. Hajde Ilir jepja ti se këtë e kemi të LSI-së.

Por kryeministri ka etiketuar edhe Partinë Demokratike dhe partinë që drejton.

Rama: Obobobobo, ju demokratëve do i?ua japë Qazimi certifikatat. Hajde Qazim zgjidhe këtë punë se je i Partisë Demokratike

Rama qytetarit: Kthehu nga ekrani të të shohin ata të partisë

Rama: Pse s?ta dhanë përpara certefikatën?

Qytetari: Nuk e di

Rama: Kur jeni vetë në pushtet thoni, të jetë mirë ai, se ne bëjmë si bëjmë. Në komision numëroi mirë ato votat, prapë do humbni por numëroi mirë ato tuajat.

Free Traffic Exchange