PD: Pajisja e përgjimit kushton 800 mijë euro, Rama i LSI: Edhe unë kam dyshime- Ora News

2016-05-17 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të mërkurën, minsitri Tahiri, kreu i Prokurorisë Lllalla, i SHISH Ajazi dhe i policisë Çako do të japin sqarime para deputetëve të Komisionit të Sigurisë lidhur me dyshimet e PD se ka një pajisje përgjimi në Policinë e Shtetit. Kërkesa e PD për të thirrur për raportim krerët e ketyre institucioneve u miratua pro në parim nga të gjithë anëtarët te Sigurisë. Nënkryetari i Komisionit, Flamur Noka tha se nuk ka asnjë dyshim se pajisja po përdoret për përgjim, madje është aq e sofistikuar sa përgjon edhe telefonat e fikur, siç tha ai. Deputeti i LSI Luan Rama tha se nese vertetohet, përgjimi do të ishte një skandal i madh, që do të përfshinte edhe shërbimet inteligjente italiane.
Komisoni i Sigurisë votoi në parim kërkesën e demokratëve për të thirrur krerët e disa institucioneve lidhur me pajisjen e përgjimit që sipas tyre mund të ndodhet në Policinë e Shtetit.
Të mërkurën, në seancë dëgjimore do të japë sqarime minsitri i Brendshëm Saimir Tahiri, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, kreu i SHISH dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-ajazi-llalla-dhe-cako-pritet-te-raportojne-sot-para-komisionit-te-sigurise/

Free Traffic Exchange