http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratet kane çuar zyrtarisht ne Komisionin e Reformës Zgjedhore propozimin e tyre qe teknologjia te jete pjese thelbësore e garës elektorale te qershorit 2017. Argumentet e opozitës janë te qarta; identifikimi dhe votimi elektronik shmang korrupsionin zgjedhor e ndihmon ne rritjen e standardeve te proceseve elektorale. Por homologu socialist Bashkim Fino edhe pse nuk doli kunder teknologjisë, vuri ne dukje dështimin e saj ne zgjedhjet e 2013, duke kërkuar garanci qe projekti eshte i zbatueshëm. Me ndryshimet ne Kodin Elektoral ne vitin 2012 me konsensus PD e PS vendosen qe ne zgjedhjet parlamentare te aplikohej nje projekt pilot ne Tirane e Fier per votimin e numërimin elektronik, por ai dështoi, duke i lene rruge dyshimeve nese Shqipëria eshte gati per te aplikuar teknologjinë ne zgjedhje. - See more at: http://vizionplus.al/votim-dhe-numerim-elektronik/#sthash.PrWnoMAI.dpuf