Report TV - Ish pronarët, afat deri më 23 maj për të kërkuar kthim ose kompensim

2016-05-17 1

23 maji është afati i fundit për ish pronarët që kërkojnë të aplikojnë për kthimin apo kompensimin e pronave të tyre.

Në një deklaratë zyrtare, Drejtoresha e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Sonila Qato, ftoi të gjithë të interesuarit të depozitonin kërkesat për kthim apo kompensim, brenda këtij afati, duke qenë se Ligji i ri nuk lejon pranimin e asnjë pretendimi nga ish pronarët pas kësaj date.

Qato nënvizoi se, për të bërë aplikimin nevojiten vetëm dy dokumente: Një dokument arkivor i njohur zyrtarisht dhe një pozicionim hartografik i pronës qe pretendohet për njohje pronësie.

Free Traffic Exchange