Shpëtim Idrizi apel Qeverisë nga Devolli: Ministrat të kthejnë sytë te kjo zonë

2016-05-17 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kur ende nuk e ka marrë një përgjigje nga Kryeministri nëse do ta zbatojë apo jo marrëveshjen e koalicionit, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi po vijon me akuzat në adresë të Qeverisë. Nga Devolli ai tha se nuk është ky modeli më i mirë i Qeverisë që mund të kemi, ndërsa kërkoi mbështetjen e votuesve.
Shpëtim Idrizi që formalisht është në koalicion me mazhorancën nuk po i kursen dita-ditës kritikat në adresë të Qeverisë.
Nga Devolli ku ishte në një takim me bazën, kreu i PDIU-së hodhi akuza për Qeverinë, duke mos kursyer as apelin për Ministra të veçantë të saj.
Idrizi: ?Sa futesh në rrethin e Devollit sheh njerëz që nuk ankohen, por punojnë. Të gjitha tokat janë të punuara, janë të sistemuara dhe njerëz të tillë punëtorë janë modeli më i mirë. Por ne këtë nuk mund ta themi dot për Qeverinë shqiptare. Jam këtu për ti bërë thirrje Qeverisë shqiptare, në veçanti Ministrit të Financave dhe Ministrit të Bujqësisë të kthejnë vëmëndjen karshi këtyre njerëzve të punës.?
Deputetja Doda e vuri theksin e saj te mungesa e politikave mbrojtëse për fermerët, ndërsa deputeti Rakipi ftoi banorët e kësaj zone të mbështesin këtë forcë politike.
Doda: ?Për asnjë arsye nuk arrij dot të kuptoj se pse nuk ka një politikë mbrojtëse ndaj produkteve vendase.?
Rakipi: ?Ne jemi një parti që e mbajmë fjalën, prandaj ju ftojmë juve të bëheni pjesë e PDIU-së dhe ju sigurojmë që do t?ju zgjidhim hallet dhe promblemet tuaja?.
Takimet në Devoll vijnë në kuadër të zgjedhjes së strukturave të partisë në prag të zgjedhjeve të 21 maji,t ndërsa një ditë më parë një takim i ngjashëm u zhvillua në qytetin e Beratit.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/shpetim-idrizi-apel-qeverise-nga-devolli-ministrat-te-kthejne-syte-te-kjo-zone/