Votimi dhe numërimi elektronik ishte kryefjalë e diskutimit politik në Komisionin e Posacëm për Reformën zgjedhore. Ky proces i cili parashtrohet në platformën e opozitës si një sfidë për zgjedhje me standarde dhe që sipas deputetit Oerd Bylykbashi siguron largimin e individëve kriminalë nga strukturat zgjedhore.
?Duhet të sigurohet largimi i individëve kriminalë nga strukturat zgjedhore. Sfida kryesore duhet të jetë përdorimi i teknologjive, të bëhet identifikim biometrik për zgjedhësit dhe kjo është e mundur. Të bëhet votim dhe numërim elektronik. Kjo i jep fund votimit të personave më shumë se njëherë. Me këtë shmanget keqpërdorimi i kartës së identitetit që është kthyer në faktor të madh risku. Identifikimi biometrik heq këtë mundësi. Fleta e votimit të jetë e administrueshme, askush të mos numërojë një fletë votimi të një subjekti për një tjetër, të gjitha këto janë të mundshme?
Bashkëkryetari socialist i komisionit Bashkim Fino tha se për këtë duhet të japin garanci ekspertët nëse mund të realizohen ose jo, në të kundërt tha ai nuk mund të bllokohet procesi elektoral i 2017 pasi projektet pilot tre vite më parë dështuan në dy qarqe të vendit.: ?Shpenzojmë shumë para në procesin zgjedhor, të kufizohen me ligj shpenzimet e panevojshme e këtu fushatat janë më të shtrenjta se në SHBA. Të ndalen paratë e dyshimta në fushatë, pasi ka më shumë se sa deklarohen?.
Më tej kryetari i komisionit, Bashkim Fino deklaroi se në një projekt pilot të 2013-tës në Fier dhe Tiranë ka dështuar si numërimi elektronik ashtu edhe cekimi i kartës elektronike.