Elbasan, incident në teatrin “Skampa” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-17 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shfaqja ?Ata hyjnë pa trokitur?, një projekt i OSBE, e cila synon të mbështesë dialogun kombëtar për të shkuarën komuniste të Shqipërisë, nuk është pritur mirë nga publiku elbasanas. Menjëherë pas shfaqjes, disa qytetarë shpërthyen në thirrje kundër qeverisë, të cilat i gjetën të papërgatitur aktorët në skenë. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i aktorit Alfred Trebicka. Nga skena ai i tha qytetarëve:?Keni të drejtë, por nuk është ky vendi për të kërkuar llogari, pse po e prishni këtë shfaqje. Ne nuk jemi përfaqësues të politikës, shkoni kërkojini llogari Taulant Ballës?.I pranishëm në momentin e tensioneve në sallë ka qenë edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Floran Raunig.?Kemi ardhur në Elbasan për një shfaqje të veçantë në teatër. Është në kuadër të iniciativës së OSBE të mbështetur nga Ambasada Gjermane. Le të flasim për të kaluarën. Ne kemi bërë një iniciativë që shqiptarët të mund të flasin, të diskutojnë, të kundërshtojnë. OSBE jep mbështetjen, por nuk e diskuton, kjo është pjesë e popullit shqiptar. Ne po japim të gjithë mbështetjen për iniciativat shqiptare që po ndjehen. Edhe përmes artit është një mënyrë për të diskutuar, por edhe për të kundërshtuar ishte një sukses i madh në teatrin e bukur të ?Skampës?.Vepra e paraqitur në teatrin ?Skampa? me autor dhe regjisor Armand Borën është reflektim i së shkuarës komuniste në Shqipëri.- See more at: http://vizionplus.al/elbasan-incident-ne-teatrin-skampa/#sthash.g6BWL46i.dpuf

Free Traffic Exchange