?Ne jemi kundër politizimit të futbollit, jemi kundër përfitimit të padrejtë që ndodh nga deputeti i LSI-së në Gjirokastër Vangjel Tavo dhe gjithë filantropat në botë dhe të gjithë ata që financojnë futbollin, por ne nuk e dimë sesa ka financuar familja Tavo në këtë rast. Mendoj se nëse kanë kontribuuar, ata e kanë bërë që të përfitojë ekipi jo ata, në formën e kredibilitetit politik. Në mbledhjen e ardhshme ne do ti propozojmë Këshillit Bashkiak dhe Bashkisë që të ballafaqohemi me informacionin pasi sport klub Luftëtari që është financuar nga bashkia e Gjirokastrës të trajtohet dhe të dalë nga skema e OJF-së? ka thënë Roland Bejko.