Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë demokratike ishte i ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ku komentoi skandalin dhe arrestimin e ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili pas videos së publikuar në emisionin ?Të Paekspozuarit?.
Për Ristanin rasti është i rëndomtë por jo sporadik, pasi për deputetin demokrat shembull frymëzimi është vetë kryeministri Edi Rama.
Ristani: Frymëzimi vjen direkt nga Rama. Nuk është vetëm vetëm Shukriu, ka Elvisra, Frrokëra, Ndokëra, ka nga të gjitha. Njerëz që vrasin, njerëz që trafikojnë drogë, prostitucion. Unë jam i bindur që nesër do të ketë ndonjë skandal tjetër sepse të tillë brum ka ky stan.
A ka përgjuar policia? Për demokratët nuk ka dyshime, ndaj dhe kërkojnë që Prokurorisë ti lejohet hetimi i plotë për tu treguar shqiptarëve të vërtetën.
Ristani: Prokurorisë ti sigurohet transparenca e duhur nga institucione të tilla si Ministria e Brendshme në mënyrë që të ecë hetimi mirë dhe ashtu siç duhet në mënyrë që publiku të kuptojë se çfarë ndodh dhe me çfarë qeveritarësh ka të bëjë.
Zhdukja e Klemend Balilit ose ?Eskobarit të Ballkanit? siç është pagëzuar në media, është një tjetër çështje e nxehtë e momentit për të cilën demokratët akuzojnë kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm Tahiri.
Ristani: Policia e Shtetit duhet të ketë qenë në dijeni dhe që duhet të kishte marrë të gjitha masat për ta survejuar, për ta mbajtur nën kontroll dhe kur të kishte sigurisht bazën ligjore, të arrinte dhe tek arrestimi. Nuk është e falshme që njerëz të tillë me tituj kaq të lartë në botën e krimit, siç është titulli i ?Eskobarit të Ballkanit?, të mund ti kalojnë nën hundë Qeverisë.
Duke denoncuar rritjen, sipas tij, të kultivimit të bimëve narkotike, Ristani thotë se pret që gushti të jetë një muaj i vështirë dhe i përgjakshëm nga përplasja e bandave.
Ristani: Gushti do të jetë një muaj i vështirë sepse bandat me siguri do të përplasen me njëra-tjetrën dhe këto do të sjellin sigurisht vrasje, sigurisht gjak dhe një terror në popullësinë e vendit.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/videoskandali-i-shukri-xhelilit-arben-ristani-per-ora-news-frymezimi-vjen-nga-rama/