Gëzim Poti ka që tepër i ri kur është larguar nga Kukësi në Greqi, duke emigruar si refugjat ekonomik dhe gjetur punë në Greqi. Pikërisht në këtë shtet ai është pagëzuar nga pronari i tij grek me emrin Dhimitër, dhe se prej asaj kohe ai njihet me emrin Dhimitër Poti. Nga të dhënat policore mësohet se familja Poti ishte e përbërë nga tre vëllezër, por njëri prej tyre ka ndërruar jetë në një aksident rrugor. Sot Dhimitër Poti, djaloshi nga Kukësi është i arrestuar së bashku me vëllanë e tij Xhevahir Potin në Belgjikë, si një nga drejtuesit e organizatës kriminale që trafikonte hashash dhe kokainë në të gjithë europën.
Në raportet e policisë greke, Dhimitër Poti rezulton të ketë qëndruar disa vite në Greqi dhe më pas është larguar në Belgjikë, ku ka hapur kompaninë ?RDGL Group BVBA? që ndodhet në rrugën ?Brixtonlaan 1930 Zaventem që ndodhet afër aeroportit të Brukselit. Sipas të dhënave kjo kompani kishte objekt të sajin transportin e mallrave në të gjithë europën, por në raporte evidentohet se kompania kryente dhe tregtinë e futave të thata nga Greqia në Italia, Hollandë dhe deri në Belgjikë e Angli.