Projektet e MMSR - Klosi: Muaji korrik, i fokusuar tek punësimi i të rinjve- Ora News

2016-05-16 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi lançoi muajin korrik si periudhën kur dikasteri që ai drejton do të jetë i fokusuar tek punësimi i të rinjve. Gjatë një takimi që pati me përfaqësues të organizatave rinore, Klosi tha se me anë të projekteve konkrete të rinjtë do të mund të integrohen në tregun e punës.
Klosi: Ata që duan të punësohen dhe duan të kenë një punë më të mirë MMSR nëpërmjet projekteve të nxitjes së punësimit ka realizuar një projekt krejtësisht të veçantë për ata të rinj që janë edhe të diplomuar, të cilët e kanë të vështirë të gjejnë vendin e punës të tyre të parë. Prandaj ky projekt fillon realizohet në korrik dhe prandaj në korrik i jemi kushtuar këtyre të rinjve që do të përfitojnë nga kjo nxitja e punësimit, që të kenë mundësi të gjejnë punë e tyre të parë.
Edhe për ta bërë sa më konkrete këtë nismë Klosi tha se 2 mijë të rinjve nga Shqipëria dhe 1 mijë nga Kosova do t?u jepet mundësia të zhvillojnë praktikë në administratën publike ku më të mirët do të përfitojnë kontrata pune 1-vjeçare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/klosi-muaji-korrik-i-fokusuar-tek-punesimi-i-te-rinjve/

Free Traffic Exchange