Instituti i Statistikave raportoi se për herë të parë që nga viti 2000, punonjësit e shtetit nuk përfituan rritje reale të pagave gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat e sapopublikuara nga INSTAT tregojnë se në 2015-ën, pagat mesatare në sektorin shtetëror u rritën vetëm sa për të kompensuar rritjen e çmimeve.