Report TV - Përgjimet, PD-LSI: Të pyeten Tahiri, Llalla, Ajazi, PS kundër

2016-05-16 0

Eshtë mbledhur këtë të hënë pas pothuajse dy muajsh, Komisioni i Sigurisë Kombëtare nën drejtimin e deputetit demokrat Flamur Noka, i cili zëvendëson kreun e këtij komisioni Spartak Braho, pasi ky i fundit ndodhet jashtë Shqipërisë për arsye shëndetësore.

Ekzistenca e një pajisjeje përgjuese në ambientet e Policisë së Shtetit, për të cilën PD ka akuzuar ministrin Tahiri ishte në fokus të diskutimeve në këtë komision paçka se nuk ishte pjesë e rendit të ditës.

Drejtuesi i komisionit Flamur Noka ka kërkuar që ministri Tahiri të japë shpjegime mbi pajisjen e përgjimit duke e cilësuar atë si një krim të rëndë. . "Ka dalë lajmi i një pajisjeje përgjimi, që fillimisht u mohua. Më vonë rezultoi se prokuroria ka nisur një hetim. Kjo përbën krim të rëndë ndaj një grupi deputetësh të opozitës ndaj kemi thirrur Tahirin, Llallën, Vishën dhe Çakon. Sepse ekzistenca e pajisjes shkel ligjin dhe të drejtat e njeriut. Nesër në ora 10:00 presim Tahirin të japë përgjigje. Në 11:00 presim Adriatik Llallën. Në 12:00 do thirret Haki Cako, dhe në 13:00 kreun e SHISH, për të dhënë shpjegime?- deklaroi Noka.