Përgjimet, Basha: Provë e shtetit mafioz, Rama mban përgjegjësi- Ora News

2016-05-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nuk ka mëdyshje për atë se policia e shtetit disponon pajisjen e përgjimit dhe se atë e ka përdorur për të përgjuar opozitën, median dhe biznesin. Ky akt sipas tij është kriminal dhe provë e shtetit mafioz.
Basha: Mbi të gjitha përgjegjësitë qëndron përgjegjësia politike e Edi Ramës. Ai duhet dhe do të mbajë përgjegjësi për përgjimin mafioz të Presidentit të vendit, të opozitës, të krerëve të institucioneve, të deputetëve, të drejtuesve të medias, të ambasadorëve, të gazetarëve, të qytetarëve. Edi Rama duhet dhe do të mbajë përgjegjësi për krijimin ? në shpërdorim flagrant të detyrës dhe në shkelje kriminale të kushtetutës ? jo thjesht të një shteti brenda shtetit, por të një ?shteti mafioz? mbi shtetin, që në fakt nënkupton asgjësimin e Republikës.
Përgjimi sipas Bashës është metodë e organizatave kriminale, dhe si ideator të këtij akti përcaktoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-zbardhja-e-pergjimeve-emergjence-rama-mban-pergjegjesi/