?S?ka Ndal? është emri i dokumentarit që u shfaq ditën e sotme për të rinjtë e qytetit të Vlorës, nga Lëvizja LGBT.
Dokumentari, edukativ i realizuar nga kjo lëvizje, që tregon se si këta të rinj luftuan përball mentalitetit të shoqërisë, ka për qëllim sensibilizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Sipas Kristi Pinderit ky është një dokumentar qe ka fituar disa çmime ne disa festival e të ndryshme ndërkombëtarë.
Ndërsa aktivistja e kësaj lëvizje Xheni Karaj deklaroi se kjo lëvizje nuk ka si synim e bërjes së fushatës për këtë komunitet, por të tregojë për respektimin e të drejtave të gjithsecilit.
Më tej Kristi Pinderi ka reaguar edhe në lidhje me shkrimet e fundit mediatike apo sulmeve në rrjetet sociale.